Deputeti i VV’së Dimal Basha, i ka thurur lavde Qeverisë Kurti, duke thënë se pas rikthimit të bllokut B2 në funksion janë gëzuar shumë dhe se është arritje e madhe, shkruan Gazeta Metro.
Basha gjatë fjalimit të tij në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet kundër shtrenjtimit të rrymës, tha se rikthimi në funksion i bllokut B2 është arritje e madhe.
‘’More kjo është arritje e madhe, unë bile kam shkuar për përhajr te ministrja pasi u kthye në funksion’’, tha Basha.
Ai tutje mbrojti edhe të gjitha vendimet e Qeverisë Kurti për energjinë, duke u munduar të sulmoj deputetët e opozitës.
Kujtojmë se dje në funksion është rikthyer Blloku B2, derisa njoftimin e dha kryeministri. Por kjo nuk rezultoi të ishte diçka e re pasi ndër vite kishte ndodhur.