Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka gabuar në seancën e fundit plenare të kuvendit kur rrëzoi një marrëveshje ndërkombëtare.
Kusari-Lila, në një paraqitje para mediave pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, tha se e sheh si të gabuar vendimin e LDK-së për mosvotimin e marrëveshjes ndërkombëtare.Ne nuk i kemi 80 vota dhe nuk besoj që një grup i vetëm në parlament do t’i ketë 80 vota. Prandaj edhe sot besoj që ka qenë vendim shumë i gabuar i GP të LDK-së për rrëzimin e marrëveshjes ndërkombëtare”, tha ajo.
Lidhur me këtë çështje, të premten u përplasen në kuvend ministri Hekuran Murati dhe shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi.
Murati, përmes përmes një statusi në Facebook shkroi se është hera e parë që një marrëveshje ndërkombëtare rrëzohet, derisa thotë se herave të tjera nuk kanë kaluar për shkak të mungesës së kuorumit.
Lidhje Demokratike e Kosovës ka votuar kundër kësaj marrëveshje, derisa Murati tha se ky subjekt “sapo bëri histori në kuvend”.
Për këtë marrëveshje 75 deputetë kanë votuar për dhe 8 kundër.