Këngëtarit të njohur shqiptar, Alban Ramosaj, i ndodhi diçka vërtet interesante një ditë në Stamboll.
Teksa po ecte rrugëve të qytetit turk, ai në një moment është ndaluar nga Ozlem Ozdemir, një blogere e njohur turke e cila realizon intervista të ndryshme në qytet.
Ajo e kishte ndaluar si një qytetar të thjeshtë për ta pyetur, gjersa në bisedë e sipër mëson se është këngëtar nga Shqipëria.
Me të dëgjuar zërin e tij në pjesët kapitale të këngës, blogerja turke stepet dhe e komplimenton, pasi kjo këngë është vërtet e vështirë për t’u kënduar, veçanërisht nga një zë mashkullor.
Ozlem i kërkon Ramosajt që ta mësojë se si ta këndojë pjesën e vështirë të këngës, gjersa ky i fundit i thotë: “Por, ti sapo e bëre”.
Albani përndryshe e ka nisur vitin 2022 duke shijuar suksesin e këngës “Theje”, ku edhe pse u rendit i dyti në festivalin e dhjetorit në RTSh, kënga pati një pëlqyeshmëri të madhe.