Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i BDI , Ali Ahmeti
Statusi i tij
Me pikëllim pranova sot lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit dhe mikut tim, Daut Zeqiri.
Dauti la pas vetes një kontribut të jashtëzakonshëm në kauzën kombëtare që nga vitet e ’80-ta si pjesëmarrës në tre luftërat çlirimtare të kombit dhe me krenari do ta përcjellim brez pas brezi kujtimin për të si shembulli më i mirë i atdhedashurisë.
Shpreh ngushëllime të sinqerta ndaj familjes së Daut Zeqirit dhe bashkëveprimtarëve të tij.