I ftuar në ‘Xing me Ermalin’, Bujar Qamili, këngëtari shumë i dashur për publikun bëri deklaratën bombë se ai dhe Bleona Qereti do vijnë me një super bashkëpunim.
Me të dëgjuar emrin e Bleonës publiku shpërtheu në duartrokitje ç’ka tregon se bashkëpunimi mes dyshes po pritet shumë mirë.
I pyetur se si ja mbushi mendjen Bleona Qerretit, Bujari u përgjigj me humor:
‘Mu ma dha fill me të parin’.’E kam shoqe e du fort’, shtoi këngëtari.
Pas kësaj deklarate ka reaguar dhe Bleona e cila ka postuar një foto me Bujarin dhe shkruan: ’O superyll ku të duash, kur të duash, çfarë të duash’.