Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka vizituar sot Klinikën Infektive në QKUK.
Pas rritjes së rasteve, Latifi këtë mëngjes qëndroi tek klinika, ku edhe bisedoi me stafin lidhur me gjendjen e pacientëve të cilët po trajtohen aty.
Ministri Latifi është informuar për numrin e rasteve që kanë marrë trajtim në 24 orët e fundit si dhe ecurinë e tyre, transmeton lajmi.net.
Ndryshe dje janë konfirmuar 2 mije 50 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.
Postimi i plotë:
Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi vizitoi sot në mëngjes Klinikën Infektive në QKUK ku me ekipin kujdestar të 24 orëshit të fundit bisedoi për pacientët që po trajtohen aty. Ministri falënderoi ekipet për punën që po bëjnë, dhe së bashku edhe me drejtorin e SHSKUK, Valbon Krasniqi dhe drejtorin e Klinikës Infektive Arben Vishaj biseduan për organizimin e punës në frymën e rritjes së rasteve me Covid-19 dhe gatishmërinë për t’u ballafaquar në rast të rritjes së rasteve. Ai u informua për numrin e rasteve që kanë marrë trajtim gjatë 24 orëshit të fundit dhe ecurinë e tyre.