Ambasadori Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, ka filluar zyrtarisht detyrën në këtë shtet.
Ai është pritur në dy takime të ndara nga zëvendësministri i punëve të jashtme të Japonisë, Takeo Mori, dhe nga shefja e protokollit të MOFA-së, Ambasadore Shino Mitsuko.
Me rastin e dorëzimit të kopjeve origjinale të letrave kredenciale tek zëvendësministri Mori, Kiçmari edhe formalisht filloi punën si ambasador i Kosovës në Tokio.
Ambasadori Kiçmari shprehu falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia ka ofruar për Kosovën.
Kiçmari gjithashtu tha se prioritet i tij kryesor në Tokio do jetë thellimi dhe rritja e mëtejme e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Japonisë, si dhe nxitja e investimeve japoneze për të investuar në Kosovë.