GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Berisha – Qeveria Kurti është duke e dhunuar popullin shqiptar në mënyrën më të tmerrshme që do të mund të imagjinohej.

19/01/2022
në Ballina, Kosovë, Opinione
Koha e leximit:3 mins read
Berisha – Qeveria Kurti është duke e dhunuar popullin shqiptar në mënyrën më të tmerrshme që do të mund të imagjinohej.
Share on FacebookShare on Twitter

Analistja Kimete Berisha ka shpërthyer në akuza në drejtim të Qeverisë Kurti.

Ajo me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook e ka quajtur këtë të fundit “serbofile”, qeveri që solli stalinizëm, mjerim e trishtim.

Postimi i plotë i Berishës:

Qeveri antishqiptare!
Albin Kurti po sillet si masë e dhunshme.
Është duke e dhunuar popullin shqiptar në mënyrën më të tmerrshme që do të mund të imagjinohej.
Erdhi si shpresë, solli trishtim;
Premtoi mirëqenie, solli mjerim;
Fitoi në emrin e lirisë, solli stalinizëm.
Do t’i numëroj disa veprime horror të qeverisë Kurti, dhe nuk e di a do të mund që deri në fund të shkrimit të gjejë motivin e Albin Kurtit që secilin veprim që e merr, e merr kundër shqiptarëve.
I sakrifikon shqiptarët me obsesion dhe papushim.

Pse?
Qeveria Kurti (me apo pa vetëdije), është serbofile.
Qe, t’kallzoj pse!
Pse shqiptarët janë qytetarë të dorës së dytë!
Qe, çka e bën proserb:
Po e varfëron Kosovën, për t’u zbrazur Kosova nga shqiptarët;
Ky është Rankoviqi indirekt i ditëve tona.
Ta bën të pamundur jetën në Kosovë, në mënyrë që të largohesh, dhe Kosova të boshatiset nga shqiptarët.
Jo rastësisht, sytë i ka kah diaspora.
Shqiptarët i sheh veç përjashta Kosovës.
Ndoshta nuk është normal.
Ndoshta po e lajthisin bandat e vjetra nëpër Institucione, nuk jam e sigurt….
ama edhe budalla më i madh e di se nuk i shtrenjtohet rryma popullit më të varfër në Evropë!
Shtrenjtimet e ushqimit, papunësia, rrogat e vogla dhe varfëria janë armët e qeverisë së Kosovës për ta zbrazur Kosovën nga shqiptarët.
Qysh shpjegohet ndryshe, që nuk ekziston një mekanizēm shtetëror që ia ndal hovin tregtarëve për t’i rritur çmimet.

Kjo është anarki.
Anarkia i konvenon qeverisë antishqiptare.
Gati qe 1 vit, prej se ekziston qeveria Kurti, Kosova lëngon, vegjeton, është e sëmurë, e varfër, e mjerë, e izoluar edhe nga Shqipëria, dhe e humbur.
Nuk ke kah ia ngjet.
Një punë e mirë nuk u bë deri sot.
Urrejtje, padurim, ndarje, mesazhe negative dhe depresion.
Vdekje, sëmundje, vrasje, padrejtësi, pabarazi, frikë….pa shpresë!
Kur them se qeveia Kurti punon në interes të Serbisë, bazohem në këto krime të kësaj qeverie:
1. Rojave të Urës dhe paramilitarëve serbë u jep paga pa punuar, kurse për shqiptarët po përgatit Ligj policor, që i përndjek zyrtarët dhe administratën publike për t’i frikësuar dhe kërcënuar;
Ideja e Inspektoriatit për administratën është staliniste dhe policore.
Është tragjedia më e madhe për demokracinë.
2. Serbëve ua paguan rrymën (me paret tona), neve shqiptarëve na e shtrenjton.
Ai e di që ne nuk kemi pare.

Që i kemi rrogat e vogla, që jemi të varfër dhe papunësia është tmerrësisht e madhe, por nuk ndjen, në fakt ndjen, por vetëm frustrim dhe urrejtje për shqiptarët!
3. Albin Kurti premton se do ta gjejë vrasësin e Jusuf Gërvallës, kurse Albulena Haxhiu nuk ka kohë ta gjejë ‘vrasësin’ e Astrit Deharit, sepse është e zënë me artin e shtatë, artistja në serialet ‘hajni, milici, sudija, paditësi’.
4. Albin Kurti i ka shfrytëzuar për pushtet edhe viktimat e luftës, të cilët më nuk po kërkojnë drejtësi, as për veten e tyre, dhe askush më nuk po kërkon të paditet Serbia për krime dhe gjenocid kundër shqiptarëve.
5. Presidentja po merret me çështje estetike, me ridizajnim të llukut, i ka lindur ideja të duket bukur….kështu….sa për që kemi komandante neve sot na pushton Serbia
6. Kosova po tretet.
Albin Kuti ju bën zullim, sepse ju konsideron të vdekur, është i bindur se s’ka kush proteston kundër tij!
7. Jetojmë në shtetin ku nuk merr pension të plotë nëse nuk ia ke paguar kontributet Serbisë.
A ka absurditet më të madh se ky!
P.S. Ishalla nuk më kushton shtrenjtë ky shkrim, se diçka m’kanë ‘hy dy këmb’të n’dhé’!
Edhe nëse m’kushton, s’ka dert…
Ju mos harroni ‘I’m Simply The Best’

Tags: Kimete Berisha
ShareTweetShare
Previous Post

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, prezanton ekipin e zgjedhur të drejtorëve

Next Post

Kryeministri malazez shkarkon Dritan Abazoviqin

Next Post
Kryeministri malazez shkarkon Dritan Abazoviqin

Kryeministri malazez shkarkon Dritan Abazoviqin

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.