GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti: Çmimi nuk është rritur për rrymën e prodhuar në KEK por për atë që importohet

19/01/2022
në Ballina, Ekonomi, Kosovë
Koha e leximit:2 mins read
Kurti mban konferencë në ora 15:00 për rrymën: Iu thotë gazetarëve se aty iu përgjigjet
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se janë duke u munduar që të arrijnë edhe një zgjidhje afatgjate lidhur me krizën energjetike në Kosovë.

Ai tha se nëse çmimi i energjisë do të ishte rritur në mënyrë lineare, gjendja nuk do të ishte kështu.

“Qeveria të cilën e përfaqësoj dhe e udhëheq ka për qëllim që të ndërmarrë veprime që do të adresojnë edhe efektin e menjëhershëm të kësaj krize por edhe të asaj afatgjate. Nëse  çmimi i energjisë do të ishte rritur në mënyrë lineare për të reflektuar kërkesat e sektorit, ne nuk do të ishim në këtë situatë sikurse jemi tani”, tha Kurti.

Kurti u pajtua se rekomandimi i ZRRE-ë për çmimet e energjisë elektrike është një barrë e rëndë për qytetarët.

“Megjithatë pasi kjo nuk ka ndodhur ZRRE si autoritet i pavarur ka vënë para nesh zgjidhjen financiare të krizës. Zgjidhja financiare që përfaqëson borxhin e akumuluar nga pjesëmarrësit  e sektorit për t’i mbajtur dritat ndezur vjen me një çmim shumë të lartë. çmimi i prezantuar nga ZRRE është barrë shumë e rëndë për t’u përballur nga qytetarët në Kosovë.

Lidhur me ndarjen e subvencionit prej 75 milionë euro, Kurti tha se i përfshinë si bizneset ashtu edhe konsumatorët shtëpiak.

“Ne do të japim në dispozicion 75 milionë euro subvencion për të mos i prekur fare rritja e çmimit të energjisë konsumatorët e amvisërisë që konsumojnë deri në 600 kWh në muaj si dhe bizneset e Kosovës. Kemi zvogëluar ndikimin nga rritja e çmimit të konsumatorëve shtëpiak që konsumojnë mbi 600 kWh”, tha ai.

Më tutje, kryeministri deklaroi se rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk ka ndodhur tek pjesa e energjisë së prodhuar në Kosovë, por tek ajo e importuar.

“Ngritja e tarifave nuk i ka prekur bizneset. Në këtë mënyrë do të kufizohet ndikimi në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve që ofrohen në ekonominë tonë. Qeveria e Kosovës do ta rrisë mbështetjen për konsumatorët në nevojë që nuk kanë mundësi që të paguajnë. Rritja e çmimit të energjisë nuk ka ndodhur tek pjesa e energjisë së prodhuar në Kosovë. Energjia që konsumatorëve u ofrohet nga prodhimi i KEK-ut ende e ka të njëjtin çmim. Ngritja ka ndodhur në pjesën e importuar. Importi është i lartë dhe kjo e ka rritur koston për gjithë ne”, tha ai. /Express/

ShareTweetShare
Previous Post

Në liqenin e Gazivodës serbët nisin organizimin e notit për Kryqin e Shenjtë (video)

Next Post

Kurti: Gjendja e kapaciteteve prodhuese në KEK është e njëjtë me ato të pasluftës

Next Post
Kurti: Gjendja e kapaciteteve prodhuese në KEK është e njëjtë me ato të pasluftës

Kurti: Gjendja e kapaciteteve prodhuese në KEK është e njëjtë me ato të pasluftës

Lajmet e fundit

Gërvalla bëhet sikur VV s’ka lidhje me krizën: Situatë e papranueshme, deputetët të votojnë për zhbllokim

Gërvalla bëhet sikur VV s’ka lidhje me krizën: Situatë e papranueshme, deputetët të votojnë për zhbllokim

23/05/2025
Aktakuzë ndaj gjashtë personave në Prizren për tri vepra, në mesin e tyre edhe fajdeja

Aktakuzë ndaj gjashtë personave në Prizren për tri vepra, në mesin e tyre edhe fajdeja

23/05/2025
Policia e Pejës sekuestron 14 motoçikleta dhe shqipton 40 gjoba në kuadër të aksionit “Motoçikletat 2025”

Policia e Pejës sekuestron 14 motoçikleta dhe shqipton 40 gjoba në kuadër të aksionit “Motoçikletat 2025”

23/05/2025
Kallas në Mitrovicën e Veriut, vizita ishte pa paralajmërim dhe pa deklaratë për media

Kallas në Mitrovicën e Veriut, vizita ishte pa paralajmërim dhe pa deklaratë për media

23/05/2025
Kupina: Punëtorët e “Pastrimit” meritojnë respekt, jo fajësim

Kupina: Punëtorët e “Pastrimit” meritojnë respekt, jo fajësim

23/05/2025
Pas 48 orësh, seanca e 21-të

Pas 48 orësh, seanca e 21-të

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gërvalla bëhet sikur VV s’ka lidhje me krizën: Situatë e papranueshme, deputetët të votojnë për zhbllokim

Gërvalla bëhet sikur VV s’ka lidhje me krizën: Situatë e papranueshme, deputetët të votojnë për zhbllokim

23/05/2025
Aktakuzë ndaj gjashtë personave në Prizren për tri vepra, në mesin e tyre edhe fajdeja

Aktakuzë ndaj gjashtë personave në Prizren për tri vepra, në mesin e tyre edhe fajdeja

23/05/2025
Policia e Pejës sekuestron 14 motoçikleta dhe shqipton 40 gjoba në kuadër të aksionit “Motoçikletat 2025”

Policia e Pejës sekuestron 14 motoçikleta dhe shqipton 40 gjoba në kuadër të aksionit “Motoçikletat 2025”

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.