Kryeministri Albin Kurti, në konferencë për media kritikoi kritikët se interpretuan gabimisht cështjen e vendimit të rritjes së cmimit të energjisë. Kurti ua ka hedhur fajin qeverive të kaluara për problemet energjetike në vend.
“ZRRE ka publikuar raportin konsultativ për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave. Kemi dëgjuar interpretime të ndryshme që duket se nuk kanë pasur qëllim informimin në Kosovë. Si pasojë e krizës globale energjetike që ka shkaktuar rritjen e cmimit të rrymës dhe për shkak të avarive të Termocentraleve të KEK që kanë rritur nevojën tonë për energji, ZRRE ka filluar me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave. ZRRE dhe bordi i saj janë të pavarur dhe nuk mund të ndikohen përfshirë edhe qeverinë tonë. Me vite janë mbajtur kosto fictive për qëllime elektorale, janë larguar masa sic janë bllok tarifat. Heqja e tyre ka qenë gabim shumë i madh.
Kjo krizë vetëm sa i ka theksuar problemet që kemi trashëguar. Fatura që po paguajmë është mosveprimi i duhur në dy dekada në energji elektrike, jemi duke ndjerë vjetërsinë e mjeteve, institucionet kanë dështuar të japin sinjalin te qytetarët që varësia për tu ngrohet me energji nuk është e qëndrueshme si praktikë. Kanë aprovuar ndërtimin e mijëra banesave, ndërtesave, që tani varen nga energjia elektrike. Kriza do të zgjasë shumë përtej dimrit, po përballemi me këtë si qeveri. Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmërinë të vë në dispozicion një subenion për sektorin e energjisë në 75 milionë euro. Kriza energjetike është shtrirë tek të gjithë”, ka thënë Kurti,
“Kosova për 20 vite i është lënë në mëshirë tregtarëve të energjisë. Politik bërësit e kaluar në pozicionet vendimmarrëse, nëpërmjet veprimeve e shpesh edhe heshtjes, prioritet i kanë dhënë prodhuesve të tjerë në shtetet e rajonit”, ka thënë Kurti.Konferenca e kryeministrit po vazhdon, duke analizuar qeverisjet e viteve të kaluara.