Kryeministri Albin Kurti nuk është përgjigjur specifikisht në pyetjen e gazetares së Kosovapressit, lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, për qytetarët që shpenzojnë më shumë se 600 kilovatë në muaj.
“Unë sigurisht që e kuptoj këtë brengë që është e të gjithë neve dhe qeveria është intensivisht duke e trajtuar këtë gjë, por në orën 15:00 sot në kryeministri unë do të jem në konferencë për media së bashku me ministren Rizvanolli ku do të shprehim qëndrimin tonë por do t’iu përgjigjemi edhe pyetjeve tuaja”, tha Kurti.
Mbetet të shihet në orën 15:00 se çka do të thotë kryeministri.
Kujtojmë se shumë reagime ka ngjallur paralajmërimi e më pas vendimi për shtrenjtimin e rrymës.
Parti opozitare si AAK dhe PSD, nuk kanë përjashtuar mbajtjen e protestave.