Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, policia ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me 126 km/h.
Si pasojë e kësaj, ai është gjobitur me 150 euro si dhe 2 pikë negative.
“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, ka njoftuar policia.