Kompetencat ia hoqi partia. Por, Agim Veliu, po vazhdon të punojë si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë.
Në këtë cilësi ai madje udhëtoi në Gjermani, ku nënshkroi marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit me kryetarin e CDU-së në Velbert.
Kur njoftoi për këtë në Facebook, u kujdes që postimin ta shohin sa më shumë njerëz, duke e sponsorizuar shpërndarjen e tij, raporton Klan Kosova.
Veliu thotë se ai udhëheq me LDK-në në Podujevë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.
I emëruari në këtë pozitë nga partia, Ekrem Hyseni, thotë se ai është shefi e jo Veliu.
Në LDK deklarojnë se qëndron në fuqi vendimi i marrë në qershor të vitit të kaluar, për emërimin e Hysenit në pozitën e të parit të degës në Podujevë.