Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar një status në “Facebook”, ku i bën thirrjen shqiptarëve në diasporë.
Berisha shprehet se Shqipërisë i duhet mbështetja e diasporës, zëri i tyre.
Po ashtu, Berisha vlerëson se diaspora është shumë e rëndësishme për rivendosjen e pluralizmit në Shqipëri.
Postimi i Sali Berishës:
Nga Shkodra u lëshoj një thirrje shqiptarëve në diasporë: orër janë kritike.
Shqipërisë i duhet mbështetja juaj, protesta, zëri juaj. Ju jetoni në shtete të lira dhe duhet të jeni promotorë të vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.