REXHEP MALAJ: Është bërë e çartë se përballë neshë qëndron me tërë forcën e vet një armik shumë i madh, një politikë shoviniste që mbi kurrizin e popullit tonë liridashës e trim, po ushtron një gjenocid të ngjajshëm me të krajlëve të vjetër serb.
NUHI BERISHA: Çdo punë kur fillohet duhet të paramendohen rreziqet që mund të vijnë dhe kuptohet edhe kësaj radhe rreziku nuk është më i vogël, por aspak nuk më tërheqë nga vendimi i marrë. Pa sakrifikuar lufta nuk bëhet dhe thuhet se sa më të mëdha që të jenë sakrificat, aq më afër është liria.
REXHEP MALAJ: Për t’ia arritur këti qëllimi duhet një punë e madhe, një punë e pandalëshme dhe plotë rreziqe. Për t’a luftuar këtë rexhim sa më me sukses duhet t’i japim rëndësi shumë të madhe organizative. Kjo është një ndër çështjet më të rëndësishme në luftën tonë drejt fitorës përfundimtare.
NUHI BERISHA: Asesi nuk guxojmë ta nënvleftësojmë armikun, sepse është dëm për ne dhe në anën tjetër ia humbim vlerën luftës sonë.
(Marrë nga Ismet Rashiti)