Dikush ka dhene jetë për këte vend
L A V D I
Në Masakrën e Likoshanit dhe Qirezit, më 28 shkurt dhe 1 mars 1998 janë vrarë e masakruar 24 banorë të këtyre fshatrave, nga të cilat 10 ishin të familjes Ahmeti.
Masakrën e Prekazit në Skenderaj më 5 – 7 mars 1998 u vranë 59 shqiptarë nga të cilët 55 janë nga lagjia e Jasharajve;
Në Rahovec gjate korrikut 1998 u vranë mbi 80 civilë vetem në qytetin e Rahovecit.
Në Kleqkë, me 27 gusht 1998 pasi u dogj tërë fshati në drejtim të Qafës së Dulës forcat serbe i vranë 8 shqiptarë dhe plagosen mbi 30, nga të cilët shumica ishin fëmijë, gra e pleq.
Në fshatin Sushicë e Poshtme të Istogut, më 29 gusht 1998, u vranë 8 anëtarë të familjes Salihaj.
Në fshatrat e Shalës së Bajgorës më 15 – 17 shtator 1998 u vranë mbi 12 shqiptarë, dëbuan të gjithë banorët e fshatrave të Shalës, dogjën gati në tërësi 12 fshatra pasi i kishin plaçkitur.
Në fshatrat e Qyqavicës më 22 – 24 shtator 1998 u vranë 24 shqiptarë, 6 nga të cilët janë mbytur me çekan.
Në Gullbocë të Malishevës më 26 shtator 1998 janë vrarë 14 banorë të këtij fshati dhe fshatrave tjera pas maltretimeve paraprake që u kishin bërë. Arrin të shpëtosh rastësisht vetëm një
person.
Në Abri të Epërme të Drenasit më 26 shtator 1998 u vranë e masakruan 22 anëtarë të familjes Deliu, që nga fëmija 6 muajshe e deri te plaka 84 vjeçare.
Në fshatin Rancë të Shtimës më 26 gusht 1998 u masakruan 8 fëmijë e 3 gra të familjes së Selim Asllanit dhe 3 të tjerë plagosen.
Në Reçak të Shtimës më 15 janar 1999 u vranë e masakruan 45 banorë të këtij fshati.
Në afërsi të urës së Rakovinës në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjakovë më 24 janar 1999 forcat serbe e vranë një person së bashku me dy fëmijët 11 dhe 12 vjeçar si dhe dy mysafir nga
Cërmjani që ishin me traktor në fshatin e tyre.
Në fshatin Rogovë të Gjakovës më 29 janar 1999 u masakruan 26 shqiptarë, 9 nga të cilët ishin nga Rogova, ndërsa të tjerët pjesëtarë të UÇK – së.
Në Leshan të Suharekës më 2 mars 1999 u vranë dhe u masakruan 29 shqiptarë.
Në Reznik të Vushtrisë më 6 mars 1999 u vranë 9 anëtarë të familjes Ujkani, kufomat e të cilëve pastaj u dogjën.
Në Mitrovicë më 13 mars 1999 ditën e tregut u vranë 6 persona pas hedhjes së tri mjeteve shpërthyese nga forcat serbe.
Në Skenderaj më 20 mars 1999 u vranë 29 shqiptarë të moshës nga 15 – 70 vjeç, 8 nga të cilët u ekzekutuan në vendin e quajtur “Te pishat”, ndërsa të tjerët u vranë nëpër shtëpitë e oborret e tyre para familjarëve.
Në Tërrnavë të Podujevës më 20 mars 1999 granatohet fshati, pastaj ushtria serbe hedh një bombë në një traktor të ngarkuar më njerëz duke ikur, me ç’rast vret dy fëmijë të moshës 6 dhe 7 vjeçare kurse 4 të tjerë lëndohen rëndë. Pastaj me një bombë tjetër vrasin edhe 2 persona dhe 7 të tjerë i plagosin rëndë.
Në Katundin e Ri të Pejës më 11 e 12 mars si dhe më 4 – 6 qershor 1999 janë vrarë 15 shqiptarë.
Në Kotlinë të Kaqanikut më 24 mars 1999 janë ekzekutuar dhe masakruar 26 persona të cilët janë hedhur në dy puse duke ua vënë eksplozivin.
Në Keqekollë të Prishtinës më 24 mars 1999 u vranë 5 anëtarë të familjës Jakupi nga Orllani i Podujevës.
Në Podujevë më 24 e 25 mars 1999 janë vrarë një numër 36 përsona.
Në Celinë të Rahovecit më 25 mars 1999 u vranë e u masakruan 82 përsona të moshave të ndryshme, nga të cilët 75 ishin nga Celina kurse të tjerët nga fshatrat përreth.
Në Bellacërrkë të Rahovecit me 25 mars 1999 janë vrarë 46 shqiptarë, nga të cilët edhe gra e fëmijë të moshës 3 – 9 vjeçare nga të cilët 15 kanë qenë më të rinj se 18 vjeç. Ky fshat ishte sulmuar edhe më 18 korrik 1998, ku janë vrarë 12 banorë të këtij fshati.
Në Goden më 25 mars 1999 janë vrarë 28 shqiptarë nga mosha 18 deri 45 vjeçar, kufomat e të cilëve pastaj u dogjën.
Në Randobravë të Prizrenit më 25 mars 1999 janë vrarë 8 anëtarë të familjes Pajaziti në mesin e të cilëve një nënë me 4 fëmijët e saj të moshës 2 deri 7 vjeç.
Në Krushë të Vogël të Rahovecit më 25 mars 1999 si dhe më 26 mars ku forcave serbe iu bashkangjiten edhe serbët e fshatit, me ç’rast vrasin dhe masakrojnë 113 banorë të këtij fshati dhe fshatrave të tjera të kësaj ane.
Në Krushë të Madhe të Rahovecit më 25 – 27 mars të vitit 1999 janë vrarë dhe masakruar 241 shqiptarë nga të cilët 206 banorë të këtij fshati ndërsa 35 persona ishin nga fshatrat e tjera të cilët janë strehuar në këtë fshat. Deri më tani janë gjetur dhe identifikuar 132 të vrarë të këtij fshati ndërsa konsiderohen si të pa gjetur edhe mbi 60 banorë. Më shumë se 7 familjeve u janë vrarë e masakruar të gjithë meshkujt.
Në Tërnje të Suharekës më 25 mars 1999 janë vrarë dhe masakruar 28 banorë të familjes Gashi, Voci, Muhagjiri, Llapatinca etj. Shumë prej tyre ende nuk u janë gjetur kufomat.
Mars, prill, maj 1999, Masakra e Makofcit- Llukarit e Grashicës 151 të vrarë, 8 të zhdukur, prej 7 – 90 vjeçe
Në Suharekë me 26 mars 1999 janë vrarë e masakruar 48 shqiptarë të familjes Berisha, kufomat e të cilëve pastaj janë bartur në Serbi.
Në Padalishtë dhe Cerkolezë të Istogut më 26 mars 1999 janë vrarë e masakruar 19 shqiptarë në lagjen Imeraj të Padalishtës nga mosha 2 – 76 vjeçe.
Në Landovicë të Prizrenit më 26 mars 1999 janë vrarë 23 banorë të këtij fshati dhe fshatrave tjerë.
Në Mamushë me 27 mars 1999 janë vrarë e masakruar 18 shqiptarë, nga të cilët 7 ishin nga Mamusha.
Në Dardhishtë (Kryshecë) të Obiliqit më 27 mars 1999 u masakruan 11 anëtarë të familjes Rama.
Në Gjakovë më 27 mars 1999 vriten dhe masakrohen 6 anëtarë të familjes Çerkezi ku shpëton vetëm nëna, kufomat e të cilëve ende janë të pagjetur.
Në Izbicë të Skenderajt më 28 mars 1999, pikërisht në ditën e festës së Bajramit forcat serbe pasi i keqtrajtojnë fizikisht i ndajnë burrat nga gratë dhe pastaj i ekzekutojnë 114 prej tyre.
Në Matiqan të Prishtinës më 28 mars 1999 pra në ditën e Bajramit forcat serbe vranë 21 shqiptarë në mesin e të cilëve edhe fëmijë.
Në Podujevë me 28 mars 1999 janë vrarë 19 anëtarë të familjeve Duriqi, Bogujevci, Llugaliu dhe Gashi.
Në Beleg të Deqanit më 28 mars 1999 janë vrarë dhe janë zhdukur 66 banorë të këtij fshati dhe fshatrave të tjera si Drenoc, Gllogjan, Irzniq etj.
Në Dumnicën e Epërme të Vushtrrisë më 29 mars dhe 11 prill 1999 janë vrarë 6 banorë në mesin e tyre edhe 3 fëmijë.
Në Mitrovicë, në lagjen “Bair” më 29 mars 1999 janë vrarë 4 pleq, dy femra e dy meshkuj të palëvizshëm).
Në Llashticë të Gjilanit më 30 mars 1999 janë vrarë 13 shqiptarë mes tyre edhe një 3 vjeçar i cili është djegur në prehër të nënës.
Në Burim (Joviq) të Malishevës, mç 31 mars 1999 janë vrarë 34 shqiptarë, kufomat e të cilëve janë masakruar. Viktimat ishin nga mosha 16 – 72 vjeç.
Në Pastaselë të Rahovecit më 31 mars 1999 u ekzekutuan dhe masakruan 106 shqiptarë nga ky fshat dhe fshatrat e tjera që kishin ardhur për strehim. Kufomat e këtyre viktimave janë dërguar në drejtim të panjohur.
Në Lybeniq të Pejës më 1 prill 1999 janë vrarë 60 banorë civil.
Në Cercë të Istogut më 1 prill 1999 janë vrarë e masakruar si dhe pastaj janë djegur kufomat e 6 anëtarëve të familjes Rexha.
Në Gjakovë më 2 prill 1999 vritet nëna e familjes Vejsa së bashku me 5 fëmijët e saj.
Në Nagavcë të Rahovecit ku ishin strehuar më së 20.000 refugjatë më 28 mars 1999, ditën e Bajramit, pas plaçkitjes disa banorë janë ekzekutuar, kurse më 2 prill 1999 pas bombardimeve me
aeroplanë u vranë 31 banorë civil nga Hoça e Vogël, Brestoci, Nagaci, Krusha e Madhe etj.
Në Pjetërq të Epërm të Klinës me 29 mars 1999 janë ekzektuar 11 civil shqiptarë.
Në Sopi të Suharekës më 2 prill 1999 janë vrarë e masakruar 35 civil shqiptarë.
Në Kralan, me 2 – 4 prill 1999 janë vrarë e masakruar mbi 87 civil shqiptarë, ku pjesa dërmuese ishin nga komuna e Klinës, Malishevës dhe Gjakovës. Shumë nga këto kufoma pastaj janë djegur.
Në Gjakovë më 2 prill 1999 janë bërë vrasje të shumta në lagjen “Te stacioni i autobusëve”, në Qabrat më 7 – 11 maj 1999 janë vrarë mbi 80 civil shqiptarë. Ku në këtë komunë vrasjet kanë
vazhduar edhe ditëve të tjera e sidomos me 15, 16, 22 maj 1999.
Në lagjen Dragodan të Prishtinës më 3 prill 1999 janë vrarë 7 civil shqiptarë.
Në Qypevë të Epërme të Klinës më 4 prill 1999 janë vrarë 45 civil shqiptarë nga të cilët 6 ishin nga Qupeva e Epërme, 2 nga Gllareva, 7 nga Përqeva, 2 nga Qupeva e Poshtme, 17 nga Svrrka dhe 11 nga Gremniku.
Në Popovë të Podujevës më 4 prill 1999 përmes aviacionit serb vriten dhe plagosen një numër i refugjatëve në mesin e të cilëve edhe shumë fëmijë.
Në Rezallë të Skenderajt më 5 prill 1999 janë ekzekutuar 41 civil nga mosha 13 – 90 vjeç. Ekzekutimit i kanë shpëtuar vetëm 3 prej tyre. Pra janë masakruar 38 përsona nga të cilët 29 ishin nga Rezalla, 7 nga Marina, 1 nga Llazica dhe 1 nga Prekazi.
Në Llapqevë të Malishëvës më 5 prill 1999 janë vrarë 8 civil shqiptarë.
Në Kokaj të Gjilanit më 5 prill 1999 janë ekzekutuar 6 civil shqiptarë.
Në fshatrat e Deqanit dhe të Pejës më 6 prill 1999 është bërë masakër dhe djegia e 7 kufomave në shtëpinë e Rrustem Tahirit në fshatin Bardhaniq të Dushkajës së Gjakovës.
Në Abri të Poshtme më 7 prill 1999 janë vrarë 10 civil shqiptarë nga Qabiqi.
Në Kaqanik në vendin “Prroi i Rakocit” dhe “Lagjja e Re” më 9 prill 1999 u vranë dhe masakruan 58 shqiptarë.
Në Bresalcë të Gjilanit më 10 prill 1999 janë vrarë 5 banorë shqiptarë.
Mbi fshatin Lugishtë të Hasit te vendi i quajtur “Del Ujë” më 12 prill 1999 janë masakruar 16 banorë nga Hasi prej të cilëve 13 nga Lugishta dhe 3 nga Demjani. Që të gjithë këta më parë janë ndarë nga gratë dhe fëmijët dhe janë vrarë e masakruar nga afërsia.
Në Fshatin e Vjetër të Ferizajt më 13 prill 1999 janë ekzekutuar 7 anëtarë të familjes Zeka dhe 2 anëtarë të familjes Hoxha.
Në Mitrovicë më 14 prill 1999 në Lagjen “Qendra” forcat serbe i kanë, mbledhur 100 meshkuj të rinj ku 26 prej tyre i fusin në tri shtëpi të lagjes “Bair” dhe i pushkatojnë, të tjerët i dërgojnë në vende të ndryshme ku gjithashtu i vrasin. Kufomat e tyre zbulohen në disa varreza masive.
Në Sllovij të Lipjanit, më 15 dhe 16 prill 1999 në këtë fshat dhe në vendin “Lugu i Demës” u vranë e u masakruan 41 civil shqiptarë.
Në Skënderaj më 16 prill 1999 janë ekzektuar 13 civil shqiptarë.
Në Mitrovicë, në kolonën prej 80.000 njerëzve që kishte gjatësinë 10 km te vendi i quajtur “Ura e gjakut”, nga kolona i nxjerrin 9 të rinj të cilëve pasi ua lidhinn duart me tela rreth një pusi i fusin në një oborr të një shtëpie, ku i pushkatojnë 8 prej tyre, ndërsa njëri arrin të ik, por më vonë edhe atë e zënë dhe e pushkatojnë.
Në Qikatovë të Vjetër të Drenasit me 17 prill 1999 janë vrarë e masakraur 128 banorë të këtij fshati dhe të fshatrave të tjerë.
Në Paklekë të Vjetër të Drenasit më 17 prill 1999 u vranë 41 shqiptarë nga të cilët 23 ishin fëmijë 12 vajza, 14 gra, 2 burra dhe 2 djem.
Në Hade të Obiliqit me 17 e 18 prill 1999 vriten 5 meshkujt e një familje, pastaj vrasin një person që kishte dal me një mindil të bardhë të ngritur, pastaj marin 4 persona të tjerë dhe i
vrasin, 2 prej të cilëve i djegin të gjallë në një stallë.
29 janar 1999, Masakra e Rugovës së Hasit, 29 të vrarë
15 janar 1999, Masakra e Rrçakut, 42 të vrarë, prej 13 – 75vjeç
Masakra në Dobratin, Bajçinë e Kaçanoll 18 të vrarë, prej 16 – 64 vjeç
19, 21 dhe 22 maj 1999,Masakra në burgun e Dubravës, 184 të vrarë, 140 të plagosur
17 prill 1999: Masakra në Paklekun të vjetër 48 të vrarë, 3 të zhdukur, nga 10 muaj, 2 vjeç e deri në moshën 75 vjeç
Prill -maj 1999,Lybeniq, 80 të vrarë
14 maj 1999: Pavlan, 12 të vrarë