Presidenti i Turqisë Rexhep Tahip Erdogan pritet të vijë ditën e hënë në Tiranë. Veç vizitës në Lac ku janë ndërtuar 524 apartamente me financim turk, Erdogan e Rama do të kenë një konferencë për shtyp në orën 14:00 në Tiranë, ndërsa më pas në orën 17:00 presidenti turk do t’i drejtohet Kuvendit me një mesazh.
Por gjatë kësaj vizite të tij do të nënshkruhen dhe disa marrëveshje e memorandume. Lapsi.al mëson disa prej tyre.
- Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.
- Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.
- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizimit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletiti dhe Folklorit shqiptar.
- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asa shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.
- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.
- Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.
- Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.
Presidenti i Turqisë do të largohet nga Shqipëria në orën 18:30. Vizita në Tiranë vjen plot një vit nga vizita e Edi Ramës në Ankara, ku ai u prit me nderime të larta dhe një ceremoni pompoze që tërhoqi jo pak vëmendje.