E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se pjesëtarë të Policisë së Kosovës e kanë arrestuar sonte rreth orës 22:30, koordinatorin e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Marko Jankoviqin, në pikën kufitare në Merdarë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se janë konfiskuar edhe dy kamionë që po bartnin material zgjedhor për referendumin e së dielës dhe janë arrestuar shoferët e kamionëve dhe ai i Jankoviqit.
Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, ka thënë se e ka njoftuar emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për këtë zhvillim të cilin ai e cilëson si skandal me përmasa dhe pasoja të mëdha.
Petkoviq nga Lajçak ka kërkuar Jankoviq dhe tre shoferët të lirohen.