GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Molliqaj: Zgjidhja përfundimtare nuk ka alternativë

14/01/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Molliqaj: Zgjidhja përfundimtare nuk ka alternativë
Share on FacebookShare on Twitter

Ngjarjet e fundit lidhur me mbajtjen ose jo të referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës nuk përbëjnë risi, e as shancë për dëshmim të sovranitetit. Vendet e banuara me serbë, sidomos pjesa e veriut të Mitrovicës, janë më të instrumentalizuarat në periudha të tilla. Dhe për çudi si nga Vuçiqi edhe nga Kurti.Që ta themi hapur, pa bërë obstruksione, as lejimi, as ndalimi i mbajtjes së referendumit nuk prodhon zgjidhje. Një qasje e tillë vetëm sa garanton përsëritje.

Lejimi i referendimit cënon sovranitetin, por në rrethanën e shtresëzuar, sidomos në veri, as ndalimi nuk paraqet diçka më tepër se një gjest politik për konsum. Këto veprime do të lexoheshin krejt ndryshe nën dritën e një projekti politik që e vendosë zgjidhjen politike në qendër të angazhimit. Që çel mundësi për marrëdhënie të reja dhe të drejta mes Kosovës dhe Serbisë. Një marrëveshje përfundimtare është urgjente. Marrëveshja përfundimtare do ta prodhonte edhe një efekt i cili pamundëson forcimin e liderëve politik përmes projektimit të rreziqeve të jashtme.

Vonesa e zgjidhjes po i mbanë vendet të ngulfatura. Në anën tjetër, insistimi i Kryeministrit për koncensus është nevojë për shpërndarje të përgjegjësisë. Sikur kjo të ishte qasja e përgjithshme e qeverisjes, do ta kishim parë në segmente e momente tjera, jo vetëm për dialog. Si u bë që në raport me pushtetin e brendshëm, ka bunkerizim dhe përqëndrim pushteti, ndërsa në raport me temat nacionale – ndërkombëtare, shpërndarje të vendim-marrjes. Pushtetin për vete, përgjegjësinë (lexo: fajin) me tjerët. Përgjigja e opozitës, si në kor, normalizon metodën.

Qytetarët, andej e këtej kufirit, kanë nevojë për rezultate që prekin jetën e përditshme në kuptimin e mirëqenies dhe marrëdhënieve mes popujve. Barazia duhet të jetë ajo që kornizon marrëveshjen përfundimtare. Barrikadimi nuk është zgjidhje. Përkundrazi. Në kontekstin aktual politik, në dy vendet, vetëm sa ushqen imazhet e liderëve autoritar. Efektet dhe tensionet e krijuara janë material për keqpërdorim.

Tags: Dardan Molliqaj
ShareTweetShare
Previous Post

Ndalohet u.d drejtori i Spitalit të Ferizajt, furnizoi veturën e tij me naftën e spitalit

Next Post

Kryqi i Kuq-Dega Rahovec, shpërndan disa pako për familjet nevojtare në Krushë e Madhe

Next Post
Kryqi i Kuq-Dega Rahovec, shpërndan disa pako për familjet nevojtare në Krushë e Madhe

Kryqi i Kuq-Dega Rahovec, shpërndan disa pako për familjet nevojtare në Krushë e Madhe

Lajmet e fundit

Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

25/05/2025
PDK nesër mban konferencë për media

PDK nesër mban konferencë për media

25/05/2025
Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

25/05/2025
Kajtazi: Thaçi dhe të tjerët kanë mungesë edhe të ushqimit në Hagë, u shërbejnë konzerva, trajtim çnjerëzor

Kajtazi: Thaçi dhe të tjerët kanë mungesë edhe të ushqimit në Hagë, u shërbejnë konzerva, trajtim çnjerëzor

25/05/2025
Osmani në SHBA flet për integrimin euroatlantik të Kosovës

Osmani në SHBA flet për integrimin euroatlantik të Kosovës

25/05/2025
Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

25/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

25/05/2025
PDK nesër mban konferencë për media

PDK nesër mban konferencë për media

25/05/2025
Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

25/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.