GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Pozhari prape merret me çlirimtaret-Adem Demaçi mbajti 28 vjet burg, nuk ia pamë kurrë lotin në sy.

14/01/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Pozhari prape merret me çlirimtaret-Adem Demaçi mbajti 28 vjet burg, nuk ia pamë kurrë lotin në sy.
Share on FacebookShare on Twitter

Ps kritikave qe morri dje nga shumë lexues, Analisti politik , Xhevdet Pozhari sot ka shkruar një status të gjate.

Statusi i tij i plotë :

Adem Demaçi mbajti 28 vjet burg, nuk ia pamë kurrë lotin në sy. Nga memoaret e tij kuptojmë se ka qajtur veç kur i kanë treguar se i ka vdekur nëna. Diku në qeli, në vetmi, larg syve të gardianëve. Nuk do mend se edhe Kadri Veseli duhet ta ketë zbrazur dhembjen në ndonjë skutë të errët për largimin e nënës së tij nga kjo botë. Dhembje nga torturat në burgjet serbe duhet të ketë ndje edhe Albin Kurti, madje deri në humbje të vetëdijes. Dhembje në shpirt duhet të ketë ndje edhe Fehmi Agani kur ka vendosur të dalë nga treni që të dorëzohet për të shpëtuar të rinjtë që do të vriteshin nëse ai nuk e bënte këtë. Por, ata kurrë nuk i pamë me lotë në sy! Pse? Ngaqë ishin simbol i rezistencës. Ngaqë e dinin se regjimi i Millosheviçit më shumë se sa vdekjen e shqiptarëve, e shijonte vuajtjen e këtij populli. Donte t’ia rrënjoste tmerrin që kurrë më mos t’iu shkonte ndërmend të rezistonin.

S’do mend që dhembje që ua përvëlon shpirtin ndjejnë edhe luftëtarët kur japin intervista për shokët e tyre të rënë dëshmorë. Por, flasin me mburrje, kurrë me lotë! Ndjehen krenarë si i gjithë populli, por nuk ia japin atë kënaqësi Serbisë që ta sheh se çfarë dhembje na ka shkaktuar.
– Mbahu burrë, kalon edhe kjo… ka qenë veç një porosi që i jepet secilit që ka qenë ëmblemë e rezistencës dhe për një moment ndjen dobësi njerëzore. Gjeneralit mund t’ia vrasin deri në ushtarin e fundit, por ai duhet ta ruaj forcën për t’i varrosur dhe një plumb të fundit për vete!

Këto janë ligjet e pashkruara të luftës, të rezistencës. Gjëra që nuk i kuptojnë disa patriotë të rrjeteve sociale. Udhëheqësve iu bie për hise të qeshin edhe kur iu qahet që hasmit me i tregu se kurrë nuk dorëzohen.
Kuptohet, këtë nuk kanë si ta kuptojnë njerëz që manipulohen me tituj portalesh. Që merren personalisht me mua që në çdo deklarim në media e kam theksuar pastërtinë e luftës dhe kam besuar në pafajësinë e luftës. Njerëz që e kanë memorien e shkurtër aq sa mos ta kujtojnë se janë disa pronarë portalesh që kanë akuzuar për krime lufte njerëzit e UÇK-së, e sot ju manipulojnë paturpësisht veç pse unë kam shpresë në Qeverinë Kurti.
Gjejeni një deklaratë time kundër UÇK-së dhe unë më kurrë nuk do të shkruaj! E, për të bëmat e pasluftës, hajnat i pafsha në katin e 12 të burgut të Dubravës, mundësisht jo mbi, por nën tokë.
Dhe, mos harroni: janë të njëjtit njerëz që i kanë sjellë udhëheqësit e tyre në këtë gjendje t’u ju thonë krejt kohën “po shef, po shef”.

Tags: Xhevdet Pozhari
ShareTweetShare
Previous Post

Deklarata e e krereve të shtetit, pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së

Next Post

Presioni ndërkombëtar për referendumin, opozita unike në përkrahje të Kurtit

Next Post
Presioni ndërkombëtar për referendumin, opozita unike në përkrahje të Kurtit

Presioni ndërkombëtar për referendumin, opozita unike në përkrahje të Kurtit

Lajmet e fundit

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

24/05/2025
Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

24/05/2025
A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

24/05/2025
Clark e Bildt druhen për sigurinë e Kosovës

Clark e Bildt druhen për sigurinë e Kosovës

24/05/2025
Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

24/05/2025
Kurti dënon sulmin ndaj U.D të drejtorit të QKUK-së

Kriza politike: A i përçau Kurti edhe pakicat joserbe?

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

24/05/2025
Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

24/05/2025
A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.