Gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” është zhvilluar një debat i ashpër midis moderatorit të këtij emisioni Ylli Rakipi dhe gazetarit Baton Haxhiut.
Pasi Baton Haxhiut ka thënë se ka gazetarë në Shqipëri që shpifin, Ylli Rakipi i ka thënë se ai ka marrë një televizion dhe e ka vënë në shërbim të miellit serb.
“E ke marrë televizionin dhe e ke vënë në shërbim të miellit serb. Atë televizionin, ku punon tani”, tha Rakipi.
Edhe analisti Fatos Lubonja ka debatuar me Baton Haxhiun duke i thënë se ai e kupton se ky do e mbrojë Ramën, por jo të shkojë deri në absurditet.
“Që do mbrosh Ramën e kuptoj, po që të shkosh deri në absurditet?!”.