Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, pritur në takim kryetarin e degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti.
Në takim është nënshkruar marrëveshja për të qeverisur në Pejë edhe në katër vitet e ardhshme, ku nga kjo marrëveshje LDK-ja do të udhëheqë me dhjetë drejtori, ndërsa PDK-ja do të udhëheqë me katër drejtori,shkruan “Epoka e re”.
Palët janë zotuar dhe i kanë siguruar qytetarët, që fokusi i bashkëqeverisjes së tyre do të jetë interesi i qytetarëve të Pejës, ashtu siç ka qenë edhe në dy mandatet e kaluara.