Sot janë bërë 23 vite nga vrasja e publicistit dhe anëtarit të LDK-së, Enver Maloku, i cili ishte edhe njeri shumë i afërt me ish-presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, përcjell KosovaPost.
Enver Maloku ishte udhëheqës i Qendrës për Informim në Kosovë, e cila gjatë viteve të ’90-ta, shërbente si Agjenci Kombëtare e Lajmeve, njofton Scanner.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe tek shtatorja e veprimtarit të LDK-së Enver Maloku, i cili u vra 23 vjet më parë.
bdixhiku tha nuk do të mbesin të qetë pa u zbuluar vrasja ‘tinëzare’ e Malokut.
“Ne e nderojmë dhe kujtojmë veprën e tij. Në këtë ditë, në këtë 23 vjetor të trishtë për familjen e tij dhe për LDK-në, nuk do të mbesim të qetë as ne dhe as një qytetar i Kosovës derisa të zbulohet plotësisht e vërteta për vrasjen tinëzare të tij”.
Ai theksoi se Enver Maloku në terrin informativ që po e përjetonte Kosova, e bëri të vërtetën burim të informacionit gjithandej nëpër botë.