Kryeministri Albin Kurti ka shkruar pas vdekjes së presidentit të Parlamentit Europian, Davide Sassoli, raporton Express
Kurti ka shkruar në Twitter se Sassoli ishte mik i Kosovës dhe burrë që solli blera europiane në institucionet e BE-së.
“Jemi të pikëlluar nga lajmi për vdekjen e David Sassoli-t, president i Parlamentit Evropian, mik i Kosovës dhe një burrë që vërtet solli vlera evropiane në institucionet e BE-së. Do të na mungojë tmerrësisht”, ka shkruar Kurti.
Sassoli ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i tij, përmes një postimi në Twitter.