Taze Lazri nisi të punonte në tezgjah kur 40 vjet më parë iu desh t’i përgatiste pajën e nusërisë së bijës. Sot është 80 vjeçe, por kjo nuk e pengon që të punojë çdo ditë me të njëjtin përkushtim.
“Tash 40 vjet e bëj këtë punë. E kam filluar ngadalë-ngadalë duke bërë shtrojca, çarçafë, jastëk etj.”, shprehet Lazri.
Nevoja për të siguruar të ardhura ishte fillimisht ajo që e nxiti të mos hiqte dorë nga ky zanat, por pavarësisht viteve që mban mbi supe, Tazja vazhdon të mos ndjejë lodhje.
“U martua vajza e pastaj fillova të punoj dhe për vete e për fëmijët”, shprehet artizanja.
80-vjeçarja nga Troshani i Lezhës nuk e ka aspak të vështirë të kombinojë fijet, ndërsa thotë se këtë punë do ta bëjë deri sa të mbyllë sytë.
Zadrima e Lezhës është një ndër zonat që vazhdon të ruajë traditën e larmishme të etnografisë me punime artizanale me dorë, grep dhe tezgjah. /Report TV/
Video kliko Watch in Youtube