Një e mitur nga Istogu ka lindur një foshnje në spitalin e Pejës, derisa personi me të cilin po bashkëjetonte është arrestuar, shkruan Gazeta Metro.
Në raportin e policisë, thuhet se në spitalin rajonal të Pejës viktima femër nën moshën 16 vjeçare ka lindur një foshnje, kurse i dyshuari mashkull që bashkëjeton me viktimën është arrestuar.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
‘’ Istog 10.01.2022 – 22:00. Është raportuar se në spitalin rajonal të Pejës viktima femër kosovare nën moshën 16 vjeçe ka lindur një foshnje, ndërsa i dyshuari mashkull kosoavr i cili bashkëjeton me viktimën është arrestuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.’’