Marrëveshja finale mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të nënkuptojë njohjen e Kosovës nga Serbia.
Ky është qëndrimi që shpalosi sot ministrja e Jashtme austriake, Karin Kneissl në konferencën e organizuar nga Parlamenti Evropian, transmeton lajmi.net.
Sipas saj vendet e Ballkanit Përendimor janë vende të Evropës dhe si të tilla duhet edhe të konsiderohen.
Siç thotë ajo, BE-ja nuk është e plotë pa integrimin e këtyre vendeve në Union.
Tutje, duke folur për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Kneissl tha se një marrëveshje e ardhshme mes këtyre dy vendeve duhet të përfundojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Kujtojmë se delegacioni serb dhe spanjoll dolën gjatë ditës së djeshme u larguan nga kjo konferencë për shkak të mos pranimit të delegacionit kosovar që të përfaqësoheshin me fusnotë.