ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, e ka kujtuar kohën sa ishte në pozitë kur dilte në terren për të mbikëqyrur procesin e pastrimit të rrugëve gjatë dimrit.
“Sot duke vozitur në Prishtinë, nga takimi në takim, mu kujtuan vitet 2014 – 2017 kur si nënkryetar së bashku me ekipet e Komunës siguroheshim që rrugët të jenë të pastruara nga bora e stafi civil që sigurohej për punët në terren, të jetë i përkrahun!”, ka shkruar Sejdiu.
“E në pauza bureku e ndonjë çaj në lagjet e Prishtines ishte mjaftueshem per pune deri ne mengjes! Prishtinën duhesh me dashtë”, ka përfunduar ai.