Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është ankuar për gjendjen e rrugëve, pas reshjeve të borës.
“Gjysma e dimrit dhe Qeverinë e zë në befasi”, thotë ai.
Reagimi i plotë:
Reshjet e borës sot e vëshirësuan trafikun rrugor gati në të gjithë Kosovën, edhe pse kontratat e mirëmbajtjes dimërore janë në veprim (fuqi) tash e sa muaj.
Janë po të njejtat kontrata të cilave Ministria e Infrastrukturës u anuloi procesin e prokurimit me arsyetimin e gjoja uljes së shpenzimeve, përderisa ndryshimi i vetëm ishte kontrata nga tre vjeqare në një vjeqare.
Ky është një mashtrim në emër të efikasitetit. Gjysma e dimrit dhe Qeverinë e zë në befasi!