Qytetarët e Prishtinës përballen shpesh herë me probleme të ndryshme, në mesin e tyre edhe ato që kanë të bëjnë me komunikacionin.
Por probleme edhe më të mëdha së fundi janë shfaqur që nga aplikimi i formës së parkingjeve si “Prishtina Parking”.
Pamundësia që të paguajnë aq sa parashihet nga kjo kompani, qytetarët kanë parkuar vend e pavend.
Një gjë të tillë e kanë bërë edhe më parë, por që së fundi problemet janë rritur sa i përket parkingjeve.