Policia e Kosovës në Pejë, në zbatim të masave dhe reagim në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, gjatë vikendit, së bashku me inspektorët e AUV-it, kanë inspektuar lokalet në zonën e përgjegjësisë të rajonit të Pejës.
Njësitet Policore së bashku me inspektorët e AUV-it kanë inspektuar gjashtëdhjetë e një lokale në këtë zonë, raporton Zeri.info.
“Gjatë inspektimit janë mbyllur nga inspektorët tri (3) lokale, janë shqiptuar katër (4) gjoba për persona juridikë dhe shtatëdhjetë e tri (73) gjoba për persona fizikë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia e Kosovës me këtë rast ka apeluar te të gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së.
“Në të kundërtën, për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së toleranca do të jetë zero”, ka përfunduar njoftimi i Policisë.