Njësitë policore kanë vazhduar aksionin në kuadër të sekuestrimit të aparateve për prodhimin e kriptovalutave.
ë automjet i dyshuari kishte të ngarkuara pajisje për prodhimin e kriptovalutave si: 116 kartela grafike, 17 pllaka me procesor, 50 siguresa të energjisë elektrike, 21 USB dhe 2 procesorë të përdorur.
Vetura me të gjitha pajisjet janë sekuestruar dhe me trajtimin e rastit po vazhdon Dogana e Kosovës.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent.
Rasti në fjalë është raportuar në kuadër të rajonit të Prishtinës, saktësisht në Drenas.