Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e fundit ka njoftuar se janë 1 mijë e 552 raste aktive me koronavirus në vend.
Kurse nga mbi 10 mijë testime kanë rezultuar 304 raste pozitive.
Ndërsa tre persona janë shëruar nga virusi vdekjeprurës dhe nuk ka pasur asnjë viktimë.
Postimi i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.103 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.692.762 doza të vaksinës.
Deri më sot 789.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 10.042 testime, 304 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.134.
Në total numri i rasteve aktive është 1.552.