Një tërmet i fuqishëm pati goditur Shqipërinë më 26 nëntor 2019 e dëmet më të mëdha ishin shkaktuar në Thumanë.
Përpos kësaj edhe shumë familje mbetën pa shtëpi.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditën e sotme e ka filluar me një lajm të mirë pikërisht për familjet e prekura nga tërmeti në Ndroq.
Ai tha se tashmë ka përfunduar rindërtimi i 61 shtëpive të cilat ishin shembur dhe rindërtimi në lagjen ere me 74 banesa është në fazën e fundit, transmeton lajmi.net.
Shumë shpejt familjet do të mund të rikthehen në shtëpitë e tyre.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES ?
dhe nga Ndroqi ku pas përfundimit të 61 shtëpive të para të cilat u rindërtuan aty ku u shembën, tashmë edhe rindërtimi në lagjen e re me 74 banesa ka hyrë në fazën e fundit, e shumë shpejt familjet do të rikthehen në shtëpitë e reja, ju uroj një javë të mbarë?.