Sukseset e të rinjve shqiptarë nëpër botë nuk kanë të ndalur. Ata tashmë veçohen për shumë të arritura, sidomos në arsim, shkencë e kulturë, sport, politikë etj
Esat Duraku, një mërgimtar nga fshati Krushë e Madhe e Rahovecit, i cili jeton dhe vepron në Zvicërr , së fundi ka shpallur kandidaturen e tij për Parlamentin e ri në qytetin e Witenturit-Winterthur ,nga partia SP – Sozialdemoktrische Partei.
Ai këtë kanidatur e ka bërë të njohur edhe nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke postuar fotografi dhe arsyen pse kandidon. ,Duraku më tutje shkruan :
Miq të dashur :
Respekti ,toleranca dhe përgegjësia janë vlerat e mija, përmes këtyre vlerave mund të krijohen ura që lidhin njerëzit e kulturave të grupmoshave të ndryshme.
Të bashkohemi për një shoqeri gjithëpërfshirëse, për këtë unë do të angazhohem në Parlamentin e Winterthurit.
Ju falenderoj për voten tuaj më 13 shkurt 2022 !
/Gazeta Papirus/