Janë arrestuar dy persona në Skenderaj, pasi të njëjtit janë rrahur mes vete.
Në raportin e policisë thuhet se rrahja ka ardhur pas një zënke verbale, përcjell Klankosova.tv.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit pas një zënke verbale janë rrahur në mes veti. Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të rënda trupore frakturë –thyerje të gishtave i cili ka pranuar tretman mjekësorë ndërsa i dyshuari tjetër ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raport.
Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.