Ngjarja e sotme kriminale ka një autor; Sali Berisha. Njerëzit që ju sulën selisë nuk kanë të bëjnë me demokratët.
Edhe ata pak demokratë u distancuan nga dhuna dhe unë i përshëndes dhe për ta ka një rrugë për t’u distancuar nga Berisha.
Ndërsa për kriminelët që ka përdorur do të ketë vetëm përgjigje ligjore dhe penale”. Kështu u shpreh sot Lulzim Basha nga selia blu. Ai tha se sot selinë nuk e sulmuan demokratët, por kriminelët që kishte me vete Sali Berisha. “Sulmin e kryen kriminelët, demokratët i përdori Berisha si fasadë” tha ai. “Berisha sot ka firmosur largimin nga politika” vijoi më tej ai.
“Asgjë nuk e lidh më Berishën me PD-në. Berisha tani i ka hesapet me drejtësinë për këtë sulm dhe dhunë që orkestroi dhe me demokratët që tolloviti për katër muaj. Berisha u demonstrua si miku më i çmuar i Ramës dhe armik i demokratëve” tha më tej Basha.
Dorëheqjen nga drejtimi i partisë, Basha u tha se ta “harrojnë”. Ai theksoi se ditët e fundit ka pasur komunikim të vazhdueshëm me “ndërkombëtarët”. Tha se nuk kishte frikë.
“Nëse do të ishim duke merakosur për veten tonë, nuk do të ishim këtu”.Paralajmëroi, sikur tha ai oligarkët që mbështesin Sali Berishën se do të goditen nga partnerët duke sjellë krahasimin me rastin serbëve në veriun e Kosovës dhe në Bosnje, që janë në krah të Dodik. “E dinë edhe partnerët kush e financon Sali Berishën. Do ta bëjnë sikur e bënë si për serbët, nuk do i shpëtojë asnjë oligark, asnjë financues, nuk do i shpëtojë. Prandaj janë tërbuar, por le të vazhdojnë dhe ca kohë festat prej sheikësh. Si kolegët e tyre në Bosnje t’u ngrihen astet dhe të japin llogari”.
Kryedemokrati ngulmoi duke deklaruar se nuk ka pasur dyer të blinduara brenda selisë dhe se Sali Berisha sipas tij doli sot nga godina me “arkivol politik”. “Asnjë derë e asnjë zyre, nuk ishte e blinduar me përjashtim të asaj të servave dhe rrjetit elektrik. Nëse e keni fjalën për dyert e reja të instaluara te shkallët.
Kur erdhi momenti që Berisha donte të shkelte mbi kufoma për të marrë PD-në është detyra ime, që sot jam sprozuar, që t’ja hidhnim poshtë këtë plan, që objektivi i tij i dytë, dalja me arkivol nga PD të mos realizoj dhe e vetmja që u realizua ishte dalja e tij me “arkivol politik” përfundoi ai.