Ndalimi i hyrjes së Novak Djokovic në Australi është tema kryesore atje.
Djokovic nuk u lejua të futet në Australi për të marrë pjesë në turneun grand slam, Australian Open 2022, pasi autoritetet e këtij vendi thanë se ai nuk i kishte plotësuar kërkesat për Covid-19.
Ai tash për tash ndodhet në një qendër ndalimi, ndërsa një seancë e gjykatës për rastin e tij pritet të mbahet të hënën.
Ndërkohë disa australianë kanë protestuar rreth kësaj çështje, duke dalë kundër tenistit serb.
“Gjokoviq, vafsh në djall. Lironi refugjatët”, thoshte një baner.
Në tjetrin shkruhej: “Refugjatët janë të mirëseardhur, Gjokoviq jo”.