lsh-kreu i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare Karim Massimov dhe disa zyrtarë të tjerë janë arrestuar nga autoritetet nën akuzën e tradhtisë. Forcat e sigurisë kanë marrë tashmë kontrollin e Almati, qyteti më i madh dhe kryeqyteti financiar i Kazakistanit, pas 4 ditësh trazirash.
Rikujtojmë se presidenti i vendit i mbështetur nga Rusia, Kasim-Yomart Tokayev, ditën e djeshme urdhëroi forcat e sigurisë të qëllonin ndaj rebelëve./abcnews.al