Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar pas incidenteve që janë shkaktuar te selia e Partisë Demokratike në Shqipëri, në një protestë të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Mushkolaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Berisha është “i njëjti i firmave piramidiale, Gërdecit dhe vrasjes së protestuesve më 2011″.
“Hallet personale të Sali Berishës nuk janë edhe halle të të gjithë shqiptarëve. Ai nuk e ka dert pse nxit dhunë e vrasje. Është i njëjti Sali i firmave piramidale, Gërdecit dhe vrasjes së protestuesve më 2011”, ka thënë Mushkolaj.