Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestën e dhunshme që po mbahet sot në Partinë Demokratike, ku përkrahës të ish-kryeministrit Sali Berisha tentojnë të hyjnë në seli. Përmes një reagimi, Meta iu bën thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin aktet e dhunës.
Reagim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta
Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë! Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme. Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend.