Një burrë dhe një grua, shtetas të Serbisë, në Graqanicë janë arrestuar pas përleshjes fizike që kanë pasur ndërmjet vete.
Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, teksa njoftohet se ajo çka shtyu deri tek përleshja fizike ishte një mosmarrveshje verbale, shkruan lajmi.net.
“Graqanicë 06.01.2022 – 16:25. Janë arrestuar dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull shtetas të Serbisë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale që kishin pasur, janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, atyre u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”