Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur dje në Prizren.
Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh bën të ditur se i dyshuari mashkull kosovar në shtëpi i kishte sulmuar fizikisht dy viktimat nënën dhe vëllain e tij.
Si pasojë e sulmit lëndime trupore kishin pësuar viktimat dhe i dyshuari të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, por i dyshuari për shkak të lëndimeve më të rënda është dërguar në QKUK.
I dyshuari përveç sulmit në shtëpi kishte demoluar orenditë dhe thyer xhama dhe sipas informatave ka probleme psikike.
Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.