1 ditë larg protestës së të shtunës, Berisha u bëri thirrje sërish deputetëve përkrah Bashës dhe demokratëve për reflektim.
Berisha u kërkoi atyre që të bashkohen me demokratët në 8 janar, në manifestimin protestë si në një festival, siç e quajti ai, në shtëpinë e tyre.
Dua tu bëj thirrje deputetëve të PD dhe të gjithë demokratëve, mos u bëni pjesë e një skenari makabër kundër pluralizimit. Nuk është çështja këtu midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, çështja këtu është te raporti jetim për një shoqëri të lirë, raporti shumicë-pakicë. Mos u bëni skllevër të një njeriu që ju shet dhe blen çdo ditë për interesa të veta. Kjo është partia juaj dhe ju jeni deputetët e saj, ju të tjerët që nuk jeni deputetë keni investimet tuaja që ne ua respektojmë. Të bashkohemi me 8 janar, të gjithë së bashku në një manifestim proteste si në një Festival të shkojmë në shtëpinë tonë, në shtëpinë e demokratëve, të zbatojmë vendimin e 44 mijë anëtarëve të PD, të cilin peng Basha nuk do ta njohë. Është mision“, u shpreh Berisha.