Reshjet e borës në Kosovë rëndom shkaktojnë probleme në rrugët e vendit.
Sipas përditësimit të fundi të tabelës mbi gjendjen e rrugëve, shihet se të gjitha janë të kalueshme, shkruan lajmi.net.
Borë ka në rrugët: Pejë – Kullë, Gjakovë – Qafë Morinë, Gjakovë Q.Prushit.
Në rrugën Prishtinë – Mutivodë ka edhe mjegull, ndërkaq që mjegull ka edhe në rrugën Pejë – Kullë dhe Gjakovë – Q.Prushit.
Ndërkaq në asnjërën prej rrugëve nuk ka rrëshqitje dheu.