Si pasojë e reshjeve të borës është mbuluar rruga Prishtinë-Pejë, saktësisht tek Komorani.
Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi ku shihet tërë rruga e mbuluar me borë, e cila paraqet rrezik të madh për veturat.
Sipas fotografie shihet që kjo rrugë është vështirë e kalueshme, gjë që kërkon kujdes të madh nga vozitësit.
Që nga orët e pasdites reshjet e borës kanë kapluar disa qytete të Kosovës, duke bërë kështu që edhe rrugët kryesore të mbulohen me borë.