Profesori universitar Blerim Latifi thotë se “20 vjet zi e terr” është narracion i krijuar nga Vetëvendosje. Sipas tij, e gjithë kjo periudhë nuk duhet parë si homogjene.
“Faktikisht ky tregimi për 20-vjeçarin, për këtë periudhën, origjinën e saj e ka në narracionin politik të Vetëvendosjes. VV ka arritë me imponu këtë version këtë periodizim të kësaj periudhe që po e quajmë 20-vjeçare edhe me imponu një version mbi atë se çarë ka ndodhur në këtë 20-vjeçar”, tha Latifi.
Oor, ai thekson se kjo nuk është një periudhë homogjene. “Ka premje, ka ndamje, ka kthesa e zhvillime të ndryshme”, shtoi ai, në emisionin Pressing në T7.
Ai thotë se do të ishte mirë që këtë periudhë ta ndajmë në 2 periudha.
“Realisht do të ishte e duhur që këtë periudhë 20 vjeçare ta ndajmë në 2 periudha të mëdha. Periudha para pavarësisë, dhe mund të flasim për një periudhë të dytë dhe t’i ikim asaj klishesë për të parë këtë peroudhë homogjene”, theksoi Latifi.