Shtatë persona janë arrestuar në aksionin e sotëm të Prokurorisë së Ferizajt në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, nën dyshimet për dallavere me ndërtime në Brezovicë. Dy prej të arrestuarve janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Express mëson se zyrtarët e ministrisë që u arrestuan sot janë kryeinspektori Bedri Halimi dhe Mustafë Hyseni.
dërsa, pesë të arrestuar janë qytetarë të dyshuar për dhënie ryshfeti.
Aksioni është zhvilluar në 10 lokacione të ndryshme, në Prishtinë, Ferizaj e Shtërpcë.
Po ashtu, bastisje pati edhe në objektin e Ministrisë së Mjedisit.
“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni i filluar me datë 21 dhjetor 2021 për rastin “Brezovica”, ku janë duke u bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyrat e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në njoftim.