Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka guxim ta përmbyll marrëveshjen me Serbinë.
Madje, ai është i padijshëm dhe nuk mund ta përfundojë këtë procec
Kështu, thotë në një intervistë për FrontOnline, ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-koordinatori për dialog në qeverisjen e Avdullah Hotit, Skender Hyseni.
Hyseni, thotë se Kosova do të vazhdojë të mbetet peng i kësaj situate për aq kohë sa nuk do të ketë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.
“Unë do të doja të dyshoja që një marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të ndodhë sa më shpejtë se është një interes jetik i Kosovës që ta mbyll këtë problem me Serbinë. Kosova do të vazhdojë të mbetet peng i kësaj situate për aq kohë sa ne nuk do të kemi një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, pra sa më parë aq më mirë për Kosovën, unë besoj edhe për Serbinë, sido që të jetë me qeverinë aktuale dhe me Kurtin si njeriu që duhet të iu pri negociatave me Serbinë, unë nuk kam besim që Kurti ka vullnet, nuk kam besim që Kurti ka dije, dhe për fat të keq nuk kam besim që Kurti ka guxim që ta përmbyllë problemin me Serbinë”, deklaroi Hyseni.
Ish-ministri Hyseni, ka folur edhe për emërimin e ambasadorëve të rinj të ShBA-së, në Kosovë dhe Serbi.
Derisa, këtë e ka quajtur lajm të mirë, ka thënë se kjo është shenjë që diplomacia amerikane po rikthehet me intensitet në Ballkanin Perëndimorë.
“Po unë nuk mund të flas shumë dhe ta shohësh se cilat do të jenë detyrat e ambasadorëve amerikan, sepse detyrat e ambasadorëve amerikan janë të ditura ata transmetojnë dhe zbatojnë politikat e jashtme të SHBA-së në vendet ku dërgohen, sido që të jetë edhe në Beograd edhe në Podgoricë edhe në Prishtinë edhe në Kroaci janë vendos që kanë pasur përvojë të madhe me rajonin, dhe kanë njohuri të mirë të Ballkanit Perëndimorë, kjo është një shenjë dhe dëshmi që diplomacia amerikane dhe politika e jashtme e Amerikës po ripërkushtohet, shkurtimisht po them, po rikthehet më me intensitet në Ballkanin Perëndimor, dhe unë besoj që ky është një lajm i mirë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.
Hyseni thotë se në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor po vendosen njerëz nga SHBA-ja që kanë përvojë dhe dije me zhvillimet.
“Do të thotë, vet fakti që janë përcaktua për këtë profil që janë njohës të mirë të rrethanave në Ballkan dëshmon që diplomacia amerikane do të jetë më e fokusuar në Ballkanin Perëndimorë nuk mund të them asgjë më shumë sepse fundja është krejtësisht çështje e politikës së jashtme të SHBA-ve dhe Ballkanit Perëndimorë se çfarë agjende do të përcaktohet për këta ambasadorë, unë kujtojë që nuk do të ketë asgjë të jashtëzakonshme sido që të jetë mendoj se është lajm i mirë kështu që në të gjitha kryeqytetet në Ballkan po vendosen njerëz që e kanë përvojën edhe dijen, edhe personale me zhvillimet në Ballkan bukur të gjatë”, theksoi ai.
Jeff Hovenier është emëruar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, si ambasador në Kosovë.
Hovenier, i lindur në Bellingham të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar se Kosova do të jetë shteti i parë në të cilën do të shërbejë si ambasador.
“Kemi investuar shumë në Ballkan. Është në interes të SHBA-së që Kosova të bëhet një vend i qëndrueshëm, i prosperuar demokratik, gjë që po bëhet”, ka thënë ai.
Me t’u emëruar ambasador, Hovenier kishte thënë se mezi po pret të kthehet në Prishtinë”për të punuar në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës e SHBA-së