Fehmi Kupina i Lidhjes Demokratike të Kosovës është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës, shkruan Gazeta Express.
Kupina u zgjodh në raundin e tretë të votimit.
Për të votuan 25 asamblistë, nga 42 sa ishin prezent në sallë.
Express sot ka raportuar se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë pajtuar për koalicionin në Komunën e Prishtinës
Express mëson se koalicioni është arritur por kanë mbetur edhe disa çështje për t’u definuar.
Më 7 dhjetor, Përparim Rama mori detyrën e kryetarit të Prishtinës nga ish-kryetari i Shpend Ahmeti.